×
  • Extra
  • Extra

    I riu nga Podujeva: I pi 13 çaja, të kënaqin

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 18:47

    Vushtrria dhe Podujeva janë dy qytetet ku konsumohet çaji më së shumti në Kosovë.


    E para renditet Vushtrria, dhe pastaj Podujeva.

    Një i djalë i ri nga Podujeva ka konfirmuar se në qytetin e tij pihet çaji jashtëzakonisht shumë.

    Ai ka treguar edhe vet është konsumues i madh i çajit, duke thënë se e pi një gjygym.

    “I pi 1 gjygym çaj, i cili i zë 12-13 çaja”, tha një i ri nga Podujeva për TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se sipas Agjencisë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve(ARBK), për vitin 2019 në tërë Kosovën janë 530 kafene të regjistruara, ndërkohë që vetëm 470 prej tyre janë aktive.

    Numri më i madh i kafeneve gjenden në Prishtinë, përkatësisht 110 kafene. Ndërsa, pas kryeqytetit renditet Prizreni me mbi 70 kafene.

    Në bazë të këtyre të dhënave, me numër më të madh të çajtoreve, prin Vushtrria, që njihet ndryshe edhe si qytet ku qytetarët i pinë deri në 70 çaja gjatë një dite. Vetëm në këtë komunë, janë aktive mbi 30 çajtore.

    Ndryshe, vetëm vitet e fundit, sasia e çajit dhe kafes së importuar kap shifrën e mbi 50 milionë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!