×
  • Extra
  • Extra

    I vdekuri flet sapo e lëshojnë në dhe: “Hej, ku jam kështu, më lironi nga këtu!”

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 17:19

    Varrimi i personave të dashur paraqet një nga ngjarjet më pikëlluese në jetën e të gjallëve. Por, varrimi mund të kthehet në argëtim e qeshje.


    Këtë më së miri e ka dëshmuar rasti i një irlandezi, i cili ata që kishin ardhur në varrimin e tij i bëri të qeshnin deri në lot, përcjell Koha.net raportimin e mediave të atjeshme. Ai, të gjithë të pranishmit i bëri të qeshnin me mesazhin e përmortshëm argëtues.

    Derisa arkivoli ndodhej në varr, ndërsa familjarët dhe miqtë po qëndronin përreth varrit të tij, përnjëherë dëgjohen të rënat me duar në arkën me “të vdekurin”, dhe pa vonuar edhe zëri i të “vdekurit”.

    “Hej, ku jam kështu? Alo, a është kush këtu? Më lironi nga këtu!”.

    I ndjeri me siguri ishte marrë vesh më herët me ndokënd nga anëtarët e familjes që brenda arkivolit të vendosej mesazhi me zë.

    Ky veprim i të ndjerit i bëri të qeshnin me shpirt njerëzit në varrimin e tij, ndërsa kuptohet se ky irlandez do të ketë qenë person shumë shakaxhi kur në ditën e varrimit të tij kishte vendosur të bënte kësi shakaje, t’i bënte të qeshnin dhe t’i argëtonte të afërmit në një moment të dhimbshëm për të gjithë, përcjell Koha.net.

    Sipas të gjitha gjasave, i ndjeri kishte dashur që këtë ditë pikëlluese ta shndërrojë në ditë shakaje e të qeshurit, që për këtë të mbetej në kujtesë.

    Video-xhirimi është publikuar në rrjetin social Reddit ku u bë mjaft i popullarizuar dhe i shikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!