×
  • Extra
  • Extra

    I vdekuri infekton të paktën 15 familjarë me Coronavirus

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 20:57

    Të paktën 15 njerëz kanë rezultuar pozitivë koronavirus pasi refuzuan këshillat për të hequr dorë nga rituali i pastrimit të trupit të të vdekurit në Indonezi.


    Të afërmit morën pjesë në funeralin e të afërmit të vdekur nga Covid-19 një javë më herët.

    Kreu i rajonit Sidoarjo, Nur Ahmad Syaifudin, tha se trupi i pacientit ishte mbështjellë me plastikë dhe vendosur në arkivol të drunjtë, para se t’i dorëzohej të afërmve.

    “Të afërmit dhe fqinjët e të ndjerit kishin hapur plastikën dhe kishin bërë pastrimin e trupit. Kjo ishte e pakujdesshme”.

    Incidenti bëri që autoritetet e rajonit të nisnin gjurmimin e kontakteve në fshat, kur dhe zbuluan 15 të infektuar me Covid-19.

    Syaifudin, tha se Sidoarjo ka pasur rreth 40 raste të reja në ditë prandaj janë ndaluar lutjet masive në xhami dhe janë urdhëruar varrosjet e shpejta të të vdekurve nga shkaqe natyrale, përkundër traditës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!