×
  • Extra
  • Extra

    I vendosën njeriut zemër derri, zbulohet sekreti që bëri të mundur transplantin e zemrës

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 11:07

    Një 57-vjeçari në SHBA i është bërë një transplant zemre, me organin e ri që është marrë nga një derr i modifikuar gjenetikisht, një procedurë që zhvillohet për herë të parë dhe duket se i jep shpresë qindra mijëra personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

    Kjo shënoi një arritje në fushën e kirurgjisë por po dalin detaje për procedurën e përdorur.

    Muhammad Mohiuddin, drejtori i ekipit që për 8 orë rresht kreu operacionin e rrallë, ka zbuluar se një nga sekretet e këtij suksesi ka qenë një substancë që zakonisht shihet si një element vdekjeprurës për zemrën.

    Behet fjalë për kokainën, e cila është përdorur në një koktej ilaçesh të ideuar nga kompania suedeze XIVO se bashku me përbërës si kortizoli dhe adrenalina, duke mundësuar kështu pranimin e organit të huaj nga organizmi i pacientit.

    Ende nuk dihet arsyeja pse kokaina ka këtë efekt në transplantin e një organi të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!