Pas disa ditëve me shi e me mot jo fort të zakonshëm për stinën e verës, këto ditët e fundit Kosovës iu kthye përsëri të nxehtit.


Jo rrallë herë ndodh që për shkak të nxehtit të madh, të kërkojmë për ide të lloj-llojshme për ta parandaluar vapën e madhe, shkruan Reporteri.net

E kur jemi tek idetë për ta parandaluar të nxehtit e madh, këto ditë një qytetar i Kosovës e ka zbuluar një metodë të lehtë, por mjaft efikase.

Reklamë

Në një video që po qarkullon në rrjetin social instagram të cilën e ka ngarkuar Mirdon Pacolli, shihet një qytetar i cili ka shfrytëzuar ‘dy kopje të letërnjoftimit’ të vendosura ne xhamin e djathtë të veturës.

Ai e ka bërë këtë nga vapa e madhe që po mbretëron në vendin tonë dhe me gjasë për shkak të mungesës së klimës në automjetin e të cilin po udhëtonte.

Normalisht, kjo video ka kaluar me të qeshura nga autori i videos i cili i ka bashkangjitur shkrimin “Letërnjoftimin dy her kopje edhe ski dill ma”.

Padyshim, një ‘shpikje’ e rëndësishme për njerëzimin kjo./Reporteri.net/

Reklamë