Imami nga Deçani, Naser Tolaj, ka thënë se është mëkat që njerëzit të marrin pjesë në Reality Show.
Sipas Tolajt, pjesëmarrja në programe të tilla është në kundërshtim me parimet e islamit.
Ai madje ka treguar një rast se si një burrë e kishte telefonuar duke kërkuar këshillë pasi gruaja e tij kishte vendosur të hyjë në Its My Love.
Ai thotë se burri në fjalë i kishte kërkuar këshilla se çka duhet të bëjë në këtë rast, ta shkurorëzojë ose të vazhdojë martesën me të.