×
  • Extra
  • Extra

    Imazhe prekëse: Shihni se si vogëlushja kujdeset për vëllanë e saj, të sëmurë me leukemi

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 9:56

    Një nënë ka publikuar disa fotografi prekëse të betejës së djalit të saj katër vjeçar me leukeminë, të cilat tregojnë se si motra e tij pesëvjeçare – e cila është vetëm 14 muaj më e madhe se ai – kujdeset për vëllanë e saj.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Beckett Burge u diagnostikua me leukemi akute limfoblastike në moshën dy vjeçe, në prill 2018, dhe që atëherë ka kaluar muaj në spital duke pasur kimioterapi dhe transfuzion gjaku.

    Nëna Kaitlin Burge bëri fotografitë në janar, të cilat tregojnë motrën Aubrey, duke i fërkuar shpinën vëllait të saj ndërsa ai mbështetet në tualet, si i sëmurë – duke e siguruar atë që gjithçka do të jetë në rregull.

    E vogla Aubrey më pas i lan duart, transporton vëllain e saj në shtrat dhe i ofron ndihmë në pastrimin e banjës nënën së saj dhe babit 31-vjeçar Matthew Burge.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!