×
  • Extra
  • Extra

    Instikti i nënës: Shikoni si e shpëton fëmijën nga dashi

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 11:35

    Pamjet e tensionuara tregojnë momentin kur një nënë që bën një reagim të shpejtë duke tërhequr fëmijën e saj, derisa në drejtim të tij po vinte një dash me shpejtësi.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja, e marrë në Upper Hutt, Zelanda e Re, është filmuar nga tezja e fëmijës, e cila mbetet e shokuar, ndërsa dashi i afrohet djalit me shpejtësi.

    Nëna që gjendej afër e tërhoqi djalin për siguri, para se ajo dhe motra e saj të qeshin në lehtësim pas incidentit të 28 tetorit.

    Pamjet fillojnë kur fëmija ecën në drejtim të një gjeli, duke e ndjekur atë.

    Në distancë, dashi mund të shihet duke u ardhur në drejtim të djalit. Nëna e kupton shumë shpejt situatën, duke e kapur fëmijën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!