×
  • Extra
  • Extra

    Ironizon Ermal Panduri: Më tha dosti a po shihemi, i thashë jo se kam me gatu

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 10:38

    Moderatori Ermal Panduri ka ironizuar me një deklaratë që bëri mbrëmë në Debat Plus imami, Shefqet Krasniqi, e i cili bëri një interpretim diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave, shkruan Reporteri.net.


    Ndaj kësaj deklarate reagoi mbrëmë moderatori i emisionit, Ermal Panduri, duke thënë se ai gatuan vetë në shtëpinë e tij.

    “Burrat mësohen prej burrave, gratë prej grave. Nëse përzihen bashkë, mandej burrat dalin gra, e gratë dalin burra e se di kush është burrë e kush është gru. Secili e ka vendin e vet, gratë kanë përparësi në çështjet që ja ka dhanë Zoti, burrat kanë vendin në çështjet që ja ka dhanë Zoti. Unë nuk mundem me ja zënë vendin në shumë vende gruas”, ia ktheu Krasniqi.

    E sot Panduri ka ironizuar me një status në Facebook.

    “Dosti: Ermal a po shihemi?
    Ermali: Jo se kam me gatu…”, ka shkruar ai.

    <

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!