×
  • Extra
  • Extra

    Ishte duke bërë selfie, 21-vjeçari vdes pasi ra nga maja e malit

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 10:26

    Një alpinist i ri ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare.

    Alpinisti Richard Jacobson duke u përpjekur të bënte një foto në një majë mali të Arizonës rrëshqiti dhe ra për vdekje.

    Jacobson thuhet se ra rreth 700 metra nga maja Flatiron, mesnatën e të hënës.

    21-vjeçari kishte shkuar tek mali së bashku me një mik, i cili e njoftoi policinë për vdekjen e Jacobson.

    “Mund t’ju them se gjatë hetimit tonë, nuk kishte asnjë shenjë të lojës së keqe. Nuk ka asnjë shenjë të përdorimit të drogës. Ishte thjesht një aksident shumë tragjik”, tha miku i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!