×
  • Extra
  • Extra

    Ishte vepër arti, artisti e ha bananen që kushtonte 120 mijë dollarë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 22:18

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në edicionin e 30-të të panairit artistik “Art Basel” të zhvilluar në Miami të SHBA-së, ku një artist i habiti të gjithë teksa mori një banane nga muri i galerisë dhe e hëngri atë.


    Mbase duket si diçka normale dhe jo e jashtëzakonshme, por banania e ngjitur në mur me izolant ishte një ‘vepër arti’ dhe kishte vlerën e 120 mijë dollarëve.

    Kjo vepër, nëse mund të cilësohet e tillë, ishte realizuar nga artisti italian Maurizia Cattelan dhe titullohej “Komediani”.

    Një koleksionist francez e bleu veprën “Komediani” për plot 120 mijë dollarë.

    Video, e cila është bërë virale në rrjet, tregon momentin kur artisti amerikan David Datuna e heq bananen nga izolanti, më pas e zhvesh dhe e ha para të gjithëve.

    Datuna ndryshe njihet edhe si “artisti i uritur”. Megjithatë, situata nuk deshi më shumë se 15 minuta të zgjidhet, pasi stafi i panairit e zëvendësoi me një banane.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!