×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptarja shtatzënë në Itali pëson sulm kardiak, pas operacionit sjell në jetë fëmijën e nëntë

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 18:29

    Një grua shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të nëntë.

    Gruaja e solli në jetë fëmijën në kushte jonormale pasi që asaj iu deshtë të kryente një operacion urgjent.

    Mediat e huaja raportojnë se shqiptarja u operua në zemër, pas një ataku të rëndë dhe solli në jetë vajzën e saj 2 mijë e 430 kilogramë.

    Rasti ka ndodhur në Salerno, Itali.

    Ajo lindi një vajzë dhe e kishte shtatzëninë e saj të gjashtëmbëdhjetë, me nëntë fëmijë të lindur dhe shtatë aborte.

    Pas operacionit pacientja u stabilizua nga pikëpamja kardiologjike dhe u transferua në Departamentin e Rrezikut të Shtatzënisë, drejtuar nga doktor Mario Polichetti, i cili së bashku me doktor Francesco Marino, Drejtor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë Spitalore, kryen një prerje cezariane për të lejuar lindjen e foshnjës së saj, raporton Top-Channel.

    Tashmë nënë e bijë janë në gjendje të mirë, të dyja dëshmojnë se bashkëpunimi i papritur mes mjekëve, profesionalizmi i secilit prej tyre, mund të shpëtojë shumë jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!