×
  • Extra
  • Extra

    Izraeli nuk lejon asnjë turist të huaj, përveç Miss-eve

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 12:38

    Vajzat që do të luftojnë për kurorën e Miss Universe kanë mbërritur në Izrael, me konkursin e bukurisë që do të mbahet normalisht, pavarësisht masave shtrënguese në kuadër të pandemisë, që nuk lejojnë asnjë turist të huaj që të hyjë në vend.

    Bukuroshet nga 80 vende të botës do të qëndrojnë në Izrael deri më 13 dhjetor, kur edhe do të organizohet nata finale.

    Miss-et u lejuan që të kalonin kufirin pa karantinë, por ministri i Shëndetësisë, Yoel Razvozov tha se duhet të testoheshin çdo 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!