×
  • Extra
  • Extra

    Japonezi që u shpëtoi dy shpërthimeve bërthamore

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 0:17

    Më 6 gusht 1945 një bombë atomike shpërtheu sipër qytetit japonez të Hiroshimës, duke vr arë afërsisht 130,000 njerëz. Ndër të mbijetuarit ishte Tsutomu Yamaguchi, i cili ndodhej në qytet për biznes.

    Ai ishte tre kilometra (1.8 milje) nga qendra e shpërthimit. Tsutomu pësoi djegie serioze në anën e majtë, dëmtoi daullet e veshit dhe u verbua përkohësisht.

    Ai pushoi atë natë në një vendstrehim nga sulme ajrore, por u ndje mjaft mirë për të udhëtuar në shtëpi ditën tjetër … në Nagasaki. Tsutomu ishte kthyer në punë më 9 gusht 1945 kur një bombë bërthamore u hodh në Nagasaki.

    Rreth 50,000 njerëz vdiqën në atë sulm. Për mrekulli, Tsutomu Yamaguchi shpëtoi edhe një herë nga vdekja. I vetmi person që i mbijetoi dy sulmeve bërthamore, ai jetoi deri në vitin 2010, në moshën 93 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!