×
  • Extra
  • Extra

    Java 11-17 shkurt 2024, këto janë shenjat më me fat dhe ato që do të përballen me tensione

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 8:03

    Astrologu i njohur Jorgo Pulla, bëri një renditje për të 12 shenjat e zodiakut për javën që sapo ka nisur. ”Kjo javë është disi e vështirë, por duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm me atë çka duam të bëjmë, pasi Hëna e re e datës 10 shkurt i ka turbulluar disi ujërat për të 12 shenjat” tha Jorgo duke shtuar se po të vëmë re, 3 ditë para dhe 3 ditë pas Hënës së re, njerëzit kanë negativitete dhe probleme të ndryshme.

    ”Planetet si Neptuni, Plutoni dhe Marsi janë planete që duhet patur kujdes, pasi ndikojnë për të gjithë shenjat e zodiakut” shtoi Jorgo,  duke thënë se do të jetë një javë problematike, të gjitha shenjat do të gjejnë veten e tyre në planet që kanë, edhe pse do të kemi lëvizje hënore boshe, ku asnjë prej shenjave nuk do të ketë kënd specifik.

    Por si është renditja për shenjat për këtë javë sipas Jorgos Pullës?

    Në vendin e 12-të, GAFORRJA

    Hëna e re e datës 10 shkurt ka turbulluar pak gjërat në fushën e punës dhe atë ekonomike, le të presim pak këtë javë të kthjellohen gjërat e më pas mund të vendosni, sepse katërkëndëshi me Uranin nuk lejon që gjërat të bëhen siç ne kërkojmë. Në dashuri momenti dhe koha është pozitive dhe mbas ditës së mërkurë do të kemi një dritë jeshile, sidomos në lidhjet me Virgjëreshën dhe Shigjetarin.

    Në vendin e 11-të, UJORI

    Në datën 14 shkurt, gjendet Marsi në Ujor në një katërkëndësh me Plutonin e për pasojë do të kemi luhatje të shumë ekuilibrave që mendoheshin të pacënueshëm për shenjën e Ujorit. Të gjithë ata që janë në këtë shenjë, duhet të tregojnë vëmendje për çfarë thonë dhe firmosin, veçanërisht ditën e mërkurë. Sa i takon çështjeve të zemrës, referuar dashurisë, duket se në këtë javë do të keni të mira dhe njohje të reja, por është për t’u nënvizuar se kombinimet më të mira që shkoni shumë, janë me Dash dhe me Peshk, teksa dita më e mirë dhe më me fat është dita e enjte.

    Në vendin e 10-të, BINJAKËT

    Duhet të kushtoni vëmendje në takime dhe marrje vendimesh të rëndësishme sepse kur nuk jeni të sigurt për diçka mund të lodheni dhe të bëni dyfishin e punës tuaj për gjërat që merrni mbi shpinë. Dhjetëditëshi i parë dhe i tretë duhet të kushtojë pak vëmendje më tepër në blerje të ndryshme. Referuar çështjeve të zemrës, dashuria është më e mundshme me Dash dhe me Akrep, të cilat janë kombinimet ideale. Ditët më me fat për të marrë vendime të rëndësishme janë e marta dhe e diela, të cilat favorizojnë fillime të reja.

    Në vendin e 9-të, PESHORJA

    Ka shumë mundësi udhëtimesh për marrje dokumentash, sidomos për ata që janë në diasporë, Eshtë një mundësi e mirë në lidhje me çështje dokumentacioni pasurie, pasi janë të gjitha mundësitë për diçka të tillë sepse gjithmonë Peshorja vendos, pa vepron. Në aspektin sentimental duket se kjo javë është e zjarrtë dhe frytdhënëse për të palidhurit sidomos Peshoret shkojnë shumë me Virgjëreshat dhe Dashin e 10-të ditëshit të parë, ndërsa sipas astrologjisë, dita ideale për Peshoren është e hëna dhe e mërkura.

    Në vendin e 8-të, PESHQIT

    Një suprizë e mirë për këtë javë do të jetë punësimi, sepse po bëhen gati 3 muaj që po e kërkoni dhe duket se ka ardhur momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme në këtë drejtim. Vetëpunësimet janë shumë të favorizuara këtë javë dhe është mundësia për të hapur diçka të re. Në aspektin sentimental jeni pak mbrapa me kohën dhe mirë është të bëni një përllogaritje që çdo gjë të shkojë më së miri, sepse koha ikën dhe ne ngelim prapa. Mirë është të bëhet një balancim. Lidhjet më pozitive janë me Akrep dhe Luan, ndërsa dita e mërkurë është më e arta për ju.

    Në vendin e 7-të, DASHI

    Për të gjithë ata që janë në shenjën e Dashit, do të ketë një stabilizim ekonomik, pasi do të keni një moment që ju bën të ndiheni të realizuar disi në këtë javë edhe pse keni pasur disa pengesa. Kjo periudhë ju ndihmon për marrje vendimesh të rëndësishme dhe pse jo dhe afatgjatë në nisma pune të reja. Në aspektin sentimental, dashuria duket se është favorizuese, pasi lidhjet më të mira paraqiten me Peshk dhe Luan, ndërsa dita më e mirë dhe ideale është e premtja.

    Në vendin e 6-të, LUANI

    Për një çështje të lënë pezull në punën tuaj, në këtë javë ka mundësi të marrë një zgjidhje, sidomos ditën e hënë dhe të enjte, dhe për këtë do ju ndihmojë shumë renditja e planeteve, për të zgjidhur një problem nga e shkuara në lidhje me punën. Dhjetëditëshi i parë dhe i tretë i ka të gjitha mundësitë në këtë drejtim, si dhe një bisedim të frytshëm e bëni të dielën. Sfera sentimentale është më idealja me Virgjëreshën dhe Akrepin e 10-të ditëshit të tretë. Dita perfekte është e diela për ju që jeni në kërkim për një lidhje serioze.

    Në vendin e 5-të, SHIGJETARI

    Për ata të kësaj shenje, ekonomia do të jetë në plan të parë, sidomos për ata të dhjetëditëshit të parë dhe të tretë mund të kenë lëvizje vendbanimi nga një vend në tjetrin, pasi është koha për të marrë vendime serioze. Mundësitë i keni në këtë javë, ndaj shfrytëzoni në maksimum çdo gjë, sepse është pikërisht kjo javë që ju vjen në ndihmë. Në anën sentimentale shkoni shumë me të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit.

    Në vendin e 4-ërt, VIRGJËRESHA

    Të gjithë ata që janë në shenjën e Virgjëreshës, do të kenë të bëjnë në këtë javë me disa dokumenta shumë të rëndësishëm që pritet t’i firmosin. Mundësi të arta do të vijnë pikërisht nga ky veprim dhe padiskutim janë përcaktuese për rrugën e karrierës tuaj në aspektin profesional dhe jo vetëm. Për shkak të kombinimit planetar, pritet që kjo javë të jetë vendimtare dhe në aspekte të tjera veç karrierës, pasi Hëna e re favorizon shumë çiftet e reja që do të krijojnë lidhje të reja.

    Në vendin e 3-të, BRICJAPI

    Të gjithë ata që janë në shenjën e Bricjapit, pritet që kjo javë t’i përballë me vendime shumë të rëndësishme për t’u marrë në të gjitha aspektet, veçanërisht në pjesën e karrierës, ku Hëna e re favorizon kontratat e reja dhe mundësitë e reja profesionale. Vendimet e rëndësishme nuk do të mungojnë dhe në aspektin e zemrës, ku pritet që Hëna të favorizojë çiftet e reja të sapo krijuara ku Bricjapi do të jetë sigurisht protagonist.

    Në vendin e 2-të, AKREPI

    Për të gjithë të lindurit në këtë shenjë do të ketë favorizime. Me Hënën e re, Marsi ndikon shumë në Ujor dhe falë këtij ndikimi të fuqishëm, do të zgjidhet një çështje drejtësie e rëndësishme që kishit kohë që e prisnit. Në dashuri fati ju buzëqesh sepse lidhjet me një person të dashur, bëhen një ëndërr që kthehet në realitet. Lidhjet më të mira janë me ata të shenjës së Luanit dhe Gaforres, ndërsa dita më e mirë është e hëna dhe e mërkura.

    Në vendin e 1-rë, DEMI

    Falë Afërditës në Bricjap kemi një takim me Neptunin duke formuar një gjashtëkëndësh në ditën e martë dhe kjo na jep shpresë për çdo gjë, në punë, në ekonomi, sidomos 10-të ditëshi i tretë do të jenë më shumë të favorizuar. Në aspektin e dashurisë, ju që jeni në një lidhje gjashtë muajt e fundit, përgatituni pasi është momenti juaj. Shijojeni këtë javë, pasi do të keni një kombinim të mirë sidomos në lidhje me Ujor, Akrep dhe Gaforre. Dita ideale për këtë javë për shenjën e Demit është e marta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!