×
  • Extra
  • Extra

    Jeff Bezos i dhuron shumën marramendëse fondacionit Obama

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 23:51

    Një ndër njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos dhuron 100 milion dollarë për fondacionin e ish presidentit amerikan Barack Obama. Krijuesi i kompanisë “Amazon” e dhuroi këtë shumë parash për të nderuar figurën e kongresmenit John Lewis.

    Lewis ishte një hero për shoqërinë civile në vitet 1960. Ai humbi jetën vitin e kaluar. Jeff Bezos deklaroi pas dhurimit të parave se ka kërkuar që sheshit në qendrën Presidenciale Obama t’i vihet emri John Lewis. Kongresmeni luftoi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna policore.

    Miliarderi tha se e bëri këtë veprim, që të nderonte një luftëtar të lirisë që meritonte një vend special në panteonin e heronjve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!