×
  • Extra
  • Extra

    Jeta e këtij zogu në zhdukje është e lidhur me…

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 20:00

    Kakapos, një nga llojet më të mëdha në botë të papagajve, kanë nisur sezonin e tyre më të suksesshëm të mbarështimit, sipas Departamentit të Konservimit të Zelandës së Re (DOC), shkruan BBC.

    Papagalli fluturues i natës, dikur ishin një nga zogjtë më të zakonshëm të vendit, por aktualisht kanë mbetur vetë 147 të rritur.

    Këtë vit, 76 zogj kanë çelur në një rezervat të posaçëm, dhe 60% e tyre pritet të arrijnë në moshë madhore.

    Grupi i ri është më shumë se dyfishi i sezonit të fundit të mbarështimit në vitin 2016.

    Ky lloj zogu riprodhohet një herë në dy vjet, kur frutat e tyre të preferuara rriten në pemët Rimu të Zelandës së Re.

    Kakapos rritet vetëm dy deri në katër vjet kur frutat e tyre të preferuara rriten në pemët Rimu të Zelandës së Re.

    Numri i tyre gjithashtu është ulur edhe për shkak të gjuetisë, të shpyllëzimit dhe grabitqarët si nuselalat, që u dërguan në kontinentin australian nga kolonët evropianë.

    Dr Andrew Digby, thotë se shkencëtarët kanë parë sasi të mëdha të frutave në pemën Rimu vitet e fundit, një ngjarje e shkaktuar ndoshta nga ndryshimet klimatike. Me kaq shumë fruta, shumë kakapos femra, kanë ndryshuar stinën e hedhjes së vezëve, duke lëshuar më shumë se dy të tilla.

    Deri në vitet 1970, kakapos mendohej se ishin zhdukur, por një grup u zbulua në “Stewart Island”, në jug të ishullit jugor të vendit.

    Sipas skemës, të gjitha kokapot e sapolindur rriten në një strukturë të sigurt dhe më pas lëshohen në jetën e egër me një transmetues valësh.

    Çdo papagall gjithashtu ka fole të pajisur me sensorë dhe kamera, dhe i është dhënë një dietë e përshtatur nëpërmjet stacioneve të ushqimit aty pranë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!