×
  • Extra
  • Extra

    Jetoi deri në moshën 99 vjeç, pa e ditur se organet i kishte në vend të gabuar

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:30

    Rose Bentley, është gruaja që jetoi deri në moshën 99- vjeçare edhe pavarësisht faktit që të gjitha organet e saj ishin në vendin e gabuar, shkruan The Independent.


    Kur ajo kishte ndërruar jetë në vitin 2017, trupi i saj me leje ishte dhënë për studim. Gjatë një ushtrimi që po mbanin studentët e mjekësisë ata vërejtën, që organet e gruas ishin në vende jo të rregullta dhe se ajo kishte vuajtur nga një çrregullim i quajtur – situs inversus.

    Kjo çrregullësi e organeve është shumë e rrallë dhe është prezente në vetëm 1 në mesin e 50 milion personave, duke shkatuar që këta persona të kenë mëlqinë, lukthin dhe organet e tjera abdominale të pozicionuara në anë të djathtë. “Ishte interesante ta mësojmë jo vetëm renditjen e rregullt anatomike të organve por edhe çrregullimet anatomike që mund të paraqiten tek njerëzit”, tha një nga studentët që kishte parë këtë rast, transmeton Express.

    Fëmijët e gruas 99- vjeçare kishin thënë se askush nuk e kishte ditur që ajo vuante nga një çregullim i tillë. “Nëse do të ishte gjallë, ajo do të mendonte se kjo është e lezetshme dhe do të ndihej e veqantë”, thanë fëmijët e saj.

    Situs inversus- është një çrregullim gjenetik i paraqitur si rezultat i trashëgëmisë autozomale recesive. Përderisa njerëzit me këtë çrregullim nuk kanë ndonjë problem shëndetësor, apo organet e tyre nuk janë të pozicionuara në atë formë që mund t’a dëmtojnë njëra tjetrën atëherë kjo gjendje nuk paraqet ndonjë rrezik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!