×
  • Extra
  • Extra

    Jezu Krishti i spërkatur me gjak – fotoja që u bë simbol i sulmeve terroriste në Sri Lankë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 21:33
    Një nga fotot e shkrepura të masakrës në Sri Lanka që po shpërndahet shumë në rrjetet sociale është statuja e Jezu Krishtit e spërkatur me gjakun e viktimave të sulmit terrorist.

    Shumë njerëz e shohin këtë fotografi si simbol i sulmeve të përgjakshme, transmeton Reporteri.net.
    “Fali atë, sepse nuk e dinë se çfarë bëjnë”, – shkroi autori përbri fotografisë.
    Sipas informacioneve të fundit, numri i viktimave që humbën jetën në këto sulme ka arrritur në 321, ndërkohë që rreth 500 persona kanë mbetur të lënduar. Sot, në Sri Lankë u shpall Ditë Zie. Gjatë ditës së sotme u varrosën një numër i madh i viktimave.

    Kujtojmë se në tre qytete  në Sri Lanka më 21 prill, kanë ndodhur gjithsej tetë shpërthime.

    Gjashtë shpërthimet e para ndodhën në të njëjtën kohë në tri kisha dhe tri hotele luksoze.

    Objektivi i sulmuesve ishte kisha e Shën Antonit, pastaj Shën Sebastiani në Negomb dhe një kishë në Batikalo, Provincës Lindore. Në momentin e sulmit, besimtarët katolikë po ndiqnin Meshën e Pashkëve. Në të njëjtën kohë, u sulmuan tri hotele luksoze në të cilat kryesisht po qëndronin shtetasit e huaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!