×
  • Extra
  • Extra

    Jo vetëm Monica Lewinsky, lista e dashnoreve të presidentëve amerikanë është e gjatë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 17:40

    Rreth jetës së presidentëve amerikanë gjithmonë është spekuluar shumë. Shumë prej tyre janë të njohur për skandalet e tyre seksuale, të cilat  u përpoqën t’i fshehnin. Por jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë këtë. Këto skandale tronditën të gjithë në kohën kur u zbuluan, transmeton Reporteri.net

    Më poshtë ju sjellim një listë të disa prej tyre.

    Abraham Lincoln

    Dihet se Abraham Lincoln ishte i martuar dhe se me bashkëshorten e tij, Mary Todd Lincoln kishte katër djem. Gjatë jetës së tij, ai as nuk dyshohej se ishte homoseksual. Skandali më i madh i martesës në jetën e tij, ishte sëmundja mendore e gruas së tij. Por në vitin 1926, biografët e Lincoln filluan të aludojnë se ai në fakt kishte një marrëdhënie homoseksuale me një mik të gjatë të tij, Joshua Freud Spid. Ata të dy jetuan së bashku për katër vjet, kohë kjo gjatë së cilës thuhet se flinin në të njëjtin krevat. Përveç kësaj, gjatë luftës civile, Lincoln flinte në shtrat me truprojën e tij, me kapitenin e njohur, David Derexon, por vetëm kur zonja Lincoln nuk ishte aty. Megjithatë, shumica e historianëve besojnë se nuk kishte asgjë seksuale në marrëdhënien e Lincoln me meshkujt.

    Franklin Roosevelt

    Para se të paralizohej, Roosevelt njihej si Playboy dhe Don Zhuan. Por karroca e ndaloi atë nga shumë gjëra. Ai dihet se ka patur një lidhje me Lucy Merser, sekretaren e gruas së tij, rreth vitit 1916. Elenor Roosevelt zbuloi një koleksion letrash dashurie të shkëmbyera ndërmjet tyre në vitin 1918, kështu që mosmarrëveshjet mes tyre u bënë edhe më të mëdha. Lucy ishte pranë tij në krevat, por jo edhe Elenor. Përveç kësaj, ai thuhet se kishte një lidhje me Margerit “Missy” LeHand dhe me kushërirën e tij, Margaret Sakli. Sidoqoftë, skandali më i bujshëm është marrëdhënia me Princeshën Marta të Norvegjisë. Sipas disa burimeve, ai e shantazhoi atë të bënte dashuri me të,  në mënyrë që t’i ndihmonte burrit të saj në luftën e veiti  1941. 

    Thomas Jefferson

    Thomas Jefferson thuhet se kishte një lidhje me gjysmë skllaven Sally Hemings. Gjatë marrëdhënieve të tyre, Sally kishte gjashtë fëmijë, të cilët, siç thuhet i ngjanin atij. Jefferson i liroi fëmijët  nga skllavëria kur ata u rritën. Dy prej tyre, Madison dhe Eston, gjatë gjithë jetës së tyre, aluduan se ai ishte i ati i tyre. Vetëm në vitin 1998, analiza e ADN-së e pasardhësve të ngushtë të Jefferson dhe Eston dëshmoi se kishte një marrëdhënie pozitive familjare midis tyre. Disa nga pasardhësit e Xhefersonit thanë se ishin në të vërtetë fëmijët e nipit të tij, megjithëse nuk kishte dëshmi se ekzistonte një lidhje gjenetike në atë rast.

    Richard Nixon

    Nixon ishte i njohur për skandale. Në librin “Sekretet më të errëta të Niksonit”, botuar disa vite më parë, ish-korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Don Fulsa, pohon se Nixon kishte një marrëdhënie me Charles Gregory “Bebe” Rebozo një bankier me bazë në Florida, i cili ishte e lidhur ngushtë me mafian. Sipas tij, ai kaloi shumicën e kohës  larg nga gruaja e tij, duke qenë afër Rebozos. Fulsom, natyrisht, nuk ka ndonjë dëshmi se marrëdhënia e tyre ishte seksuale, por nga disa burime u konfirmua se kishte një shkëndijë mes tyre. 

    John Kennedy

    Nuk është sekret se Kenedi e tradhtonte gruan. Disa nga dashnoret e tij ishin Merlin Monro, Jane Mensflid, Endzi Dickinson, Gene Tirney, piktorja Mary Pinchot Meyer, Judith Exner Campbell dhe dy sekretare të Shtëpisë së Bardhë. Dhe ky nuk është fundi i listës. Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë, 18 vjeçare pohoi se ajo dhe Kennedy ishin  në lidhje për rreth 18 muaj dhe se Kennedy e detyroi të abortojë për shkak të frikës nga skandali që mund të shpërthente. 

    Bill Clinton

    Skandali seksual i ish presidentit Bill Clinton është patjetër skandali më i madh seksual në historinë amerikane. Edhe para se çështja e tij me Monika Levinsky të dilte në dritë, thuhet ai ishte i lidhur me një numër  të grave, përfshirë Keithlin Willi, Huanita Brodrik, Elizabeth Ward Graysen, Jennifer Flauers dhe Paul Jones. Sa për Monica Lvinsky, ai fillimisht mohoi “një marrëdhënie seksuale” me të, ndërkohë që më pas, pas presionit të madh pranoi se kjo histori ishte e vërtetë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!