Topa në të cilët janë stampuar flamujt e shteteve të ndryshme, ndër ta edhe flamuri i Serbisë, po shiten në dyqanin e lodrave dhe artikujve për fëmijë, libra, dekorime dhe produkte sezonale, “Jumbo” në Prishtinë.


“Jumbo” është nën pronësinë e një prej shqiptarëve më të pasur, biznesmenit Saimir Mane, shkruan Reporteri.net.

Ngjitur me flamurin e Shqipërisë, në top vërehet flamuri serb.

Reklamë

Zakonisht në vendin tonë janë shitur topa me simbole të flamujve të Shqiperisë e Kosovës, ndërsa tani çuditërisht edhe me të Serbisë.

E çmimi për një top si ky është hiç më pak se 5 euro.

/Reporteri.net