×
  • Extra
  • Extra

    Kalimtarët e rastit nxjerrin të gjallë 5-vjeçaren që kishte ngecur nën tren

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 22:52

    Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin në SHBA e në veçanti banorët e New Yorkut, që ishin dëshmitarë të momentit kur një vajzë 5-vjeçe nxirret e gjallë pasi kishte rënë nën tren derisa babai i saj kishte humbur jetën duke tentuar ta shpëtojë.


    Babai i vajzës emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur kërceu para trenit numër katër në Bronx.

    E siç raporton New York Post, 45-vjeçari po mbante në krahasor bijën e tij kur ndodhi incidenti në stacionin e trenit Kingsbridge.

    Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes, kurse e bija e tij ka mbijetuar.

    Siç shihet në video dy burra e nxjerrin nga treni. Bëhet fjalë për Cesar Dominguez, 29-vjeç, që së bashku me një mik e nxorën vogëlushen që kishte ngecur nën tren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!