×
  • Extra
  • Extra

    Kamarieri shqiptar i shpëtoi jetën turistes spanjolle, ajo i puthi duart dhe e mirëpret në Spanjë

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 17:08

    Leli Alushaj është kamarieri hero, i cili i shpëtoi jetën turistes spanjolle dy ditë më parë në një restorant në Tiranë.

    Ai ishte duke shërbyer si zakonisht, kur pa që një shtetase spanjolle, e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri, po mbytej me ushqimin.

    Leli, la pjatat dhe i erdhi në ndihmë turistes menjëherë.

    Ndërhyrja e tij ishte e shpejtë dhe turistja spanjolle u ndje mirë pas pak sekondash.

    Në një moment ajo shihet teksa i puth duart dhe kamarieri e përqafon.

    Për JOQ, kamarieri Leli Alushaj tregon se ajo e ka falënderuar dhe madje e mirëpret në Spanjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!