×
  • Extra
  • Extra

    Kamerat e sigurisë kapin një grua duke vjedhur rroba në një dyqan në Prishtinë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 19:18

    Të premtën që shkoi, pronari i një butiku vërejti diçka të pazakonshme në lokalin e tij, dhe për këtë ai hodhi sytë tek kamerat.


    Dyshimi që kishte ndaj lëvizjeve të dyshimta të një gruaje, doli të jetë i bazuar pasi në kamera shihet se ajo vodhi në lokalin e tij.

    Reporteri.net ka siguruar videon e momentit të vjedhjes, të cilin e ka censuruar për të ruajtur identitetin e të dyshuarës.

    Pronari i dyqanit nuk është shprehur i mërzitur për vlerën e vjedhjes, pasi thotë se jakna që gruaja futi nënsqetulla kushtonte vetëm 50 euro, mirëpo atë thotë se e pengonte gjesti.

    Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që kamerat e sigurisë kanë kapur persona teksa vjedhin nëpër butiqet e Prishtinës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!