×
  • Extra
  • Extra

    Kapelja e Napoleon Bonapartit do të dalë në shitje në ankand në Paris, vlerësohet nga 600 deri në 800 mijë euro

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 11:16

    Një kapele që i përkiste Napoleon Bonapartit kur ai ishte në krye të perandorisë franceze në shekullin e 19-të, do të dalë në shitje në ankand në Paris.

    Kapela e zezë e kastorit me dy ‘brinjë’ vlerësohet midis 600,000 dhe 800,000 euro, transmeton Telegrafi.

    Historianët thonë se kapelja ishte pjesë e markës së Napoleonit. Ajo e bënte atë të dallueshëm në betejë.

    Ai zotëronte rreth 120 kapele dykëndëshe gjatë viteve, me vetëm 20 që mendohet se mbijetuan – shumica në koleksione private.

    Kapela po shitet së bashku me relikte të tjera të Napoleonit, të mbledhura nga një industrialist që vdiq vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!