×
  • Extra
  • Extra

    “Kapen” me personin e gabuar, ai u qëllon luftëtar i MMA-së: Turistët përfundojnë në tokë, të rrahur brutalisht

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 15:48

    Tre burra janë përfshirë në një përleshje të ashpër në qytetin turistik mesdhetar të Ayia Napas.


    Rrahja u filmua nga një turist i cili në atë moment ndodhej në një lokal aty pranë, transmeton Reporteri.net.

    Videoja e sherrit të dhunshëm tregon se si njëri prej burrave zemërohet aq shumë, saqë zhveshë bluzën dhe fillon të godasë pamëshirshëm dy të rinjtë tjerë.

    Në pamje fillimisht shihet se situata është e qetë dhe çdo gjë tentohet të zgjidhet me dialog. Mirëpo, në një moment njëri prej tyre eskalon duke goditur dy të rinjtë fillimisht shuplaka fytyrës, para se të fillojë t’i grushtojë.

    Forca e grushtit të tij bën që njëri nga të rinjtë të përfundoj në tokë, ndërkohë që gjaku fillon t’i rrjedhë nëpër fytyrë.

    Burri, për të cilin dëshmitarët pretendojnë se ishte një luftëtar MMA, fillimisht po debatonte me dy të rinjtë tjerë kur gjërat filluan të përshkallëzoheshin.

    Personi që e regjistroi zënkën, nuk dëshiroi të identifikohej. Por ai tha që përleshjet ishin të shpeshta në vendpushimin turistik, mirëpo sipas tij kjo ishte deri në ekstrem.

    Videoja ka grumbulluar më shumë se 492,000 shikime, 5.600 pëlqime dhe 12.100 share në Facebook.

    Policia e Qipros tha që askush nga personat e përfshirë në përleshje nuk e kishte raportuar incidentin, mirëpo njoftoi se ishin në dijeni të një grindje kishte ndodhur dhe se po e hetonin rastin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!