×
  • Extra
  • Extra

    Kënga e ’99-ës “Going to Ibiza” numër 1 në Austri, pas skandalit qeveritar

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 15:41

    Ndërsa politikanët austriakë kanë qenë në krizë që nga publikimi i një videoje që çoi në rënien e qeverisë djathtiste, një këngë është shndërruar në njëfarë forme në himn të kësaj ngjarjeje: kënga e njohur e vitit 1999 “We’re Going to Ibiza” e kënduar nga pop-grupi holandez, “Vengaboys”.


    Qeveria austriake ra gjatë vikendit fundjavës pasi lideri i Partisë së të djathtës ekstreme të Lirisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqje nga posti i zëvendës-kancelarit. Ai ishte incizuar në një vila në ishullin mesdhetar spanjoll të Ibizas duke ofruar kontrata shtetërore për favore nga një grua që paraqitej si mbesa e një oligarku rus, raporton Reuters.

    Strache ka mohuar të ketë shkelur ligjin por ka pranuar se videoja ishte “katastrofale”. Kryeministri Sebastian Kurz, një konservator që formoi koalicion me të djathtën ekstreme më 2017, e rrëzoi qeverinë e tij dhe ftoi për zgjedhje të reja.

    Që kur Strache u dorëhoq të shtunën, kundërshtarët e së djathtës ekstreme kanë vallëzuar me këngën e “Vengaboys”.

    Sipas ueb-faqes “PopVortex”, kënga “We’re Going to Ibiza” tani është kënga më e shkarkuar në “iTunes” në Austri. Më se 5,000 persona e kënduan këtë këngë në sheshin qendror të Vjenës Heldenplatz që është afër rezidencës presidenciale pasi Strache u dorëhoq.

    Komiku gjerman, Jan Boehmermann, i cili kishte njohuri për videon e Straches disa javë para publikimit dhe roli i së cilit në publikimin e saj ka qenë burim i spekulimeve në Austri, postoi të dielën në Twitter një link të YouTube-it me video-klipin e këngës.

    Pop-grupi shprehu kënaqësinë në një postim në Twitter. “Uou, ‘Going to Ibiza’ është në vendin e parë në Austri”, shkroi grupi në Twitter. “Hej Jan Boehmermann, a je ti shkaktari i kësaj?”.

    Një program i njohur satirik austriak lëshoi këngën në fillim të emisionit të martën.

    Ndërkaq, grupi “Vengaboys” do të mbajnë një koncert të hapur në provincën austriake të Carinthias më 23 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!