×
  • Extra
  • Extra

    Këngëtarja çeke anti-vaksinë u infektua qëllimisht me COVID dhe vdiq

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 16:09

    Këngëtarja çeke Hana Horka, një kundërshtare e vaksinimit kundër koronavirusit, ka vdekur në moshën 57-vjeçare pasi u infektua qëllimisht me virus për t’u bindur se ai ekziston, njoftoi familja e saj.

    Djali i saj Jan Rek tha për radion publike iRozhlas.cz se nëna e tij refuzoi të vaksinohej dhe e ekspozoi qëllimisht veten ndaj virusit me të cilin ai dhe babai i tij, të dy të vaksinuar, u infektuan para Krishtlindjeve.

    “Ajo vendosi që do të jetonte normalisht me ne dhe do të preferonte ta merrte virusin sesa të vaksinohej”, tha Rek.

    Dy ditë para vdekjes, këngëtarja e grupit folklorik çek Asonance shkroi në rrjetet sociale: “Kam mbijetuar… Tani do të ketë koncerte, teatro, sauna, udhëtime në det”.

    Në Republikën Çeke, prova e vaksinimit kërkohet për të hyrë në evente të ndryshme. Djali i saj fajësoi antivaksinuesit lokalë për vdekjen e nënës së tij dhe tha se ata e kanë “gjakun e saj në duart e tyre”.

    “Unë e di saktësisht se kush e ka formuar mendimin e saj. Më vjen keq që ajo u besoi më shumë të huajve sesa familjes dhe tezave të saj për fitimin e imunitetit natyror ndaj ekspozimit ndaj sëmundjeve”, tha Jan Rek

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!