×
  • Extra
  • Extra

    Kështu dukej Nasim Haradinaj në vitin 1994

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 20:43

    Nasim Haradinaj përveç një luftëtar i UÇK-së, ai paslufte, konkretisht këto vitet e fundit u bë i njohur si nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe si pjesëmarrës në debatet televizive.


    Por Nasim Haraidnaj ka muaj që gjendet në Hagë, pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

    E siç duket një nga miqtë e tij, Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka publikuar një foto me Nasim Haradinajn dhe Ismajl Haradinajn, ku ka vlerësuar lartë kontributin e kësaj familje.

    “Helsingborg, dhjetor 1994, Suedi. Me Ismajl Haradinjan dhe Nasim Haradinajn. Një familje e dëshmuar atdhetare, nga dhuna e pareshtur serbe, u detyrua të emigrojë jashtë”, ka shkruar Syla në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Nga foto që ka publikuar, shihet se Nasimi dukej krejtësisht ndryshe nga sot si është.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!