×
  • Extra
  • Extra

    Kështu duket takimi i mashkullit më të gjatë në botë dhe vajzës më të shkurtë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 18:21

    Njeriu më i gjatë në botë, Turtinc Sultan Kosen, në Egjipt u takua me gruan më të shkurtë në botë, indianen Joti Amga. Njeriu më i gjatë në botë, Sultan Kosen (35) nga Turqia dhe Jioti Amge (24) nga India, vajza më e shkurtë në planet, vizituan piramidat egjiptiane dhe bënë fotografi të përbashkëta që shumë shpejt pushtuan botën, transmeton Reporteri.net


     Të dy ata vizituan Piramidat e Gizës me ftesë të Ministrisë egjiptiane të Kulturës dhe Turizmit, duke siguruar kështu mbështetje për turizmin egjiptian.

    Komiteti për Zhvillimin e Turizmit Egjiptian ka njoftuar se njeriu më i gjatë në botë është për herë të parë në vizitë në Egjipt, ku udhëtimin e filloi duke vizituar vendet turistike dhe historike në Kajro.

    Amge nga India hyri në histori në  vitin 2011 pasi festoi ditëlindjen e saj të 18-të. Aktualisht është e angazhuar në një emision televiziv./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!