×
  • Extra
  • Extra

    Kështu duket zemra e mashkullit në momentin kur i kërkon martesë së dashurës

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 10:33

    Emocionet nëpër të cilën kalon çdo mashkull para se të ulet në gjunjë para së dashurës së vet e kuptojnë të gjithë ata që kanë kaluar të njëjtën gjë.

    Mirëpo, ata të cilët nuk e dinë këtë gjë, si edhe femrat të cilat nuk mund të dinë se çfarë ndodhë në zemrën e të zgjedhurit të saj, tani kanë rastin ta shohin.

    Një mashkull ka bartur një monitor për matjen e të rrahurave të zemrës para se i ka shfaqur propozimin së dashurës së tij në Romë.

    Vajtja e tyre për të ngrënë një akullore ka zgjatur rreth 40 minuta, mirëpo në video është shkurtuar në 90 sekonda.

    Të rrahurat e zemrës kanë qenë prej 80 deri në 90 në minutë derisa shëtisnin bashkë. Blenë akullore dhe ai u qetësua pak. Të rrahurat e zemrës atëherë ranë në rreth 80 në minutë.

    E ka ditur se momenti kur duhet të gjunjëzohet po ofrohet dhe zemra sërish filloi t’i rrahë më shpejt. Në momentin kur drejtpërdrejt para aktit të fejesës, kur i përsëriti fjalët në kokë, të rrahurat e zemrës arritën kulmin – 130 në minutë. I bëri pyetjen dhe zemra ende i rrahte fuqishëm – rreth 112 – 115 rrahje në minutë.

    Sapo i tha “po”, zemra edhe pak vibronte dhe pastaj të rrahurat shpejt u ulën. Ndjeu një lehtësim, lumturi dhe qetësi. Zemra i rrihte 81 herë në minutë dhe shpejt pasi u ulën në bankë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!