×
  • Extra
  • Extra

    Studimi zbulon gjithçka: Kështu përhapet coronavirusi

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 8:53

    Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd.


    Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”.

    Hulumtimi i kryer në shtetet indiane të Andhra Pradesh dhe Tamil Nadu mbi mbi gjysmë milioni qytetarë të testuar, thekson se si Coronavirus nuk përhapet në mënyrë të njëtrajtshme, por vetëm “në grupe”.

    70% e pozitivëve nuk infektuan askënd tjetër, ndërsa 60% e të gjitha infeksioneve i atribuohen vetëm 8% të infektuarve.

    Rezultatet e studimit

    SARS-CoV-2, përsëri sipas studimit, përparon sidomos gjatë ngjarjeve super-difuzive, kur pozitivja është në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe përfundon duke infektuar shumë njerëz të tjerë.

    “Vendi i gabuar” referohet si një vend i mbyllur, i mbushur me njerëz dhe i paajrosur ndërsa “koha e gabuar” si ajo periudhë (një ose dy ditë më parë) në të cilën ndodhin simptomat.

    Rrethanat dhe aktivitetet janë të rëndësishme, të tilla si aktiviteti fizik intensiv, ku një përhapje më e madhe e pikave potencialisht të infektuara ndodh më lehtë.

    Faktori K

    Për të vlerësuar evolucionin e pandemisë, përdoret gjithashtu i ashtuquajturi “faktor K”.

    Është një faktor shpërndarje: sa më i madh të jetë, aq më shumë përhapet infeksioni në popullatë në një mënyrë uniforme. Duket se Covid karakterizohet nga një faktor i ulët shpërndarje dhe kjo konfirmon faktin se infeksioni përhapet nga disa individë që infektojnë grupe të shumta njerëzish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!