×
  • Extra
  • Extra

    Kështu planifikohej të dukej “kryeqyteti i botës”- produkt i mendjes së Hitlerit

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 12:40

    Kryeqyteti nazist i botës ishte fryt i mendjes së Adolf Hitlerit dhe arkitektit të tij Papa, Alberto Speer. Projekti filloi në vitin 1937.


    Një model i paparë i madh u bë, dhe të gjitha pjesët e Berlinit u hoqën, të gjitha në të njëjtën kohë derisa Holokausti po planifikohej. Hitleri  planifikonte të quante vizionin e distopisë naziste të tij “Welthauptstadt Germania” (metropoli i botës Germania) dhe, në teori, planifikohej të përfundonte deri në vitin 1950, transmeton Reporteri.net.

    Ideja e Hitlerit dhe Speerit ishte të merrnin si model të gjitha ndërtesat monumentale, bulevardet apo skulpturat që Evropa kishte dhe t’i bënin kopje, vetëm disa herë më të mëdha. Shumica e këtyre bukurive do të ishin një seri bulevardësh me gjatësi shtatë kilometrash për të ilustruar më së miri madhësinë dhe fuqinë e Gjermanisë naziste.

    Megjithatë, ky projekt mbeti vetëm në imagjinatën e shfrenuar të Hitlerit. Pas  humbjes së luftës ai kreu vetëvrasje duke shmangur kështu gjykimin për krimet që kishte bërë. Në anën tjetër  Speer pretendonte në Nuremberg se ai nuk kishte idenë për Holokaustin dhe kështu shmangi ekzekutimin. Ai kaloi 20 vitet e ardhshme në Burgun Spandau. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!