Një qen i policisë duke u trajnuar rreptësisht, teksa ecë në fijen e hollë të litarit, ndërkohë që sytë i ka të mbyllur është bërë virale në mediat sociale, duke marrë mbi 34 milionë shikime.


Në video, qeni i quajtur Lachi, qen policor nga Moldavia, i cili punon për forcën kufitare në kryeqytetin e Kishinaut mund të shihet duke treguar aftësitë e tij të pabesueshme në mbajtjen e baraspeshës, transmeton Reporteri.net.

Lachi mund të shihet teksa ecë në litar me një zinxhir në gojën e tij dhe me sytë lidhur ndërsa menaxhon me sukses këmbët.

Reklamë

Sipas Daily Mail, videoja është bërë një vit më parë por mori vëmendje të madhe pasi u ripostua nga trajneri i qenit.

Malionois është një racë e veçantë e qenve të cilët janë të specializuar për detyra të ndryshme duke përfshirë zbulimin e aromave të tilla si eksplozivë, për hetimin e zjarrvënieve, narkotikëve, ndjekjen e njerëzve që konsiderohen si të dyshuar nga policia  dhe misionet e kërkim-shpëtimit./Reporteri.net