×
  • Extra
  • Extra

    Këtë gabim e bëjmë gjithmonë kur ka rrufe, por mund të na vrasë në vend!

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 13:29

    Stuhitë e shoqëruara me shi dhe breshër po krijojnë probleme për disa komuna të Kosovës tash e disa ditë.


    Përpos përmbytjeve dhe dëmtimeve të kulturave bujqësore, ka pasur aktivitet të madh edhe të rrufeve, ku dy shtëpi u goditën, një në Suharekë dhe tjetra në Malishevë.

    Gjatë stuhive, nuk duhet afruar objekteve të larta (shtylla, pemë) në distanca më të vogla se 8-10 metra, transmeton Reporteri.net.

    Koka duhet të jetë gjithmonë më poshtë sesa objektet përreth. Nëse shkarkimet e rrufeve na gjejnë jashtë shtëpisë, nuk duhet assesi të strehohemi nën pemë, pasi mund të jetë vendim me fatalitet.

    Pemët e larta kanë veti  tërheqëse të rrufesë, e cila gjatë shkarkimit ndikon shpesh në përhapjen e rrufesë duke u shpërbërë në disa ngarkesa të vogla drejt e në  përçuesit  më të ndjeshme pranë saj. Këto pjesë përçuesish apo rrufeja e dobët godet edhe njeriun si përçues i mirë i saj.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!