Nusja mbeti e shokuar, kur bashkëshorti e befasoi me dhuratë një qen përgjatë dasmës.
Harmick Nazarians nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e bleu kafshën dy ditë para ceremonisë, për ta mbajtur në shtëpinë e shoqërueses së nuses, në mënyrë që Angela të mos e shihte befasinë, gjer më ditën e dasmës, transmeton lajmi.net.
Gjithçka ndodhi “pas shpinës” së saj, ngase siç shihet në video, ajo po bëhej gati të hidhte buqetën, nga e cila hoqi dorë, sapo pa se çfarë mbante bashkëshorti në krah.
Kjo ishte dhurata që ai e kishte planifikuar për një kohë të gjatë, meqenëse e dinte që prej fillimit të lidhjes se ajo është adhuruese e qenve
Ndiqeni videon për ta parë momentin emocionues.