×
  • Extra
  • Extra

    Këto janë disa çrregullime ushqimore që mund t’iu kenë shpëtuar

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 22:33

    Mënyra se si ushqehemi lidhet ngushtë me stilin e jetesës. Prandaj është e rëndësishme të zbuloni nëse jeni të prekur nga çrregullimet ushqimore. Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat që mund t’iu ndihmojnë të dalloni se keni probleme me ushqyerjen sipas ‘Healthyline’:


    1-Diabulimia
    Diabulimia lidhet me diabetin dhe personat që vuajnë nga diabeti i tipit 1, janë më të prirur të preken nga ajo. Ata shmangin injektimin e insulinës dhe kjo bën që të bien direkt në peshë dhe ju shkakton akoma më shumë probleme me diabetin.

    2-Anoreksia atletike
    Ky lloj çrregullimi është tek atletët të cilët duan të kenë një trup sa më të formuar dhe të fortë. Ata i kushtojnë më tepër rëndësi kalorive që konsumojnë dhe janë shumë strikt duke mos i lejuar vetes ushqimet që ka një sasi më të madhe kalorish sesa limiti qe ata kërkojnë.

    3-Sindroma e urisë gjatë natës
    Ky çrregullim lidhet me depresionin dhe është një mënyrë për të shëruar veten me anë të ushqimit.

    4-Anoreksia nervoze
    Disa njerëz janë të fiksuar të kontrollojnë deri në detaj ushqimet duke mos konsumuar llojet që kanë ngjyrues apo përbërës të tjerë. Ky çrregullim quhet ortoreksi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!