×
  • Extra
  • Extra

    Këto ushqime konsumojnë ushtritë e superfuqive dhe shteteve të NATO’së në beteja

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 20:25

    “Një ushtri marshon si duhet me barkun plot”, por si i ushqejnë trupat e tyre vendet e ndryshme, anëtare të NATO-së? Kush merre mish të tymosur dhe ushqime të konservuara – çfarë është ushqimi “tri pizza në vit”?, etj…

    Shenjat e vendosura në kuzhinë i paralajmërojnë ushtarët amerikanë që mos të hanë vezë të papërpunuar: edhe pse ajo është e lehtë për t’u gjetur. Arsyeja, siç shpjegohet nga kuzhinierët për vizitorët, janë sëmundjet që fshihen në të verdhtë e vezës. Të ushqesh ushtarët në zona të luftës është sfida më e madhe për çdo ushtri në botë. Gjeneralët dëshirojnë që t’i kenë ushtarët e tyre të shëndetshëm, të ushqyer mirë, duke i bazuar si në lehtësimin e ngrënies ashtu edhe të ushqimeve të gatshme për t’u ngrenë, thonë nga ushtria amerikane, apo të këtë pako ushqimore që mund të jenë një përforcues i moralit, një kujtesë nga atdheu pasi që ata gjenden në një vend të huaj.

    Kështu për ushtarët në terren, njëra prej ushqimeve më të rëndësishme që ka dalë nga teknologjia ushtarake është e ashtuquajtura “pizza tri vjeçare” që nga shkencëtarët përshkruhet si një “gral i shenjtë” i ushqimit të paketuar.

    Pizza është ushqimi më i kërkuar, kur janë pyetur trupat ushtarake se çfarë do të dëshironin të hanin, por janë dashur disa vite që kjo të bëhet e vërtetë dhe është krijuar një fetë që shijon si e tillë, ku në korën e saj nuk ka sos domate por një kore e njomë ku mund të rritet myku i djathit.

    SHBA dhe ushtritë e tjera kanë harxhuar miliarda për të bërë këto pako racioni me anë të teknologjisë. Disa oficer komandues harrojnë thënien epike të Napoleon Bonapartes se “një ushtri marshon suksesshëm me barkun plot”, kështu që racionet e ushqimit tashmë kanë ndryshuar shumë dhe kënaçet me ushqim viçi, që një oficer tregonte se ishin tepër të urryera nga ushtarët britanikë, saqë në stërvitje, ata i kishin hedhur ata mbi një shkëmb, duke preferuar urinë. Shkencëtarët dhe kuzhinierët punuan me vite për të prodhuar ushqim që zgjat me vite duke i futur ato në qese ose kënaçe të mbyllura.

    Më poshtë janë zgjedhur ushqimet e ushtrive të 11 vendeve, nga Danimarka në Spanjë dhe Singapor. Më e njohura është pakoja ushqimore italiane: një vend i njohur ky për kuzhinën dhe me befasuese ishte spërkatja e ushqimit me alkool – oferta e vetme me alkool nga të gjitha ushtritë. Të dytët janë francezët, të cilët përfshinë edhe një kuti verë të kuqe, por që shërbehet vetëm në ushqime të thata. Një befasi tjetër ishte pakoja gjermane – vakti që shumë njerëz nuk dëshironin që ta provonin, por që pati sukses falë sallamit të mëlçisë dhe bukës së thekrës, transmeton GazetaExpress.

    Italia

    Pakoja ushqimore italiane përmban një mëngjes të përzier me 40 për qind alkool, një kapuçino pluhur, shumë biskota, një ngrohës të për ngrohjen e disa pjesëve të vaktit, përfshirë një pasta dhe supë me fasule, gjeldeti të konservuar dhe një sallatë oriz. Deserti është një çokolatë me energji sportive, sallatë me fruta të konservuara apo një çokollatë e tipit Musli, e pajisur me shumë karbohidrate dhe proteina.

    Franca

    Një vakt ushqimor francez i sofistikuar që ju ofron ushtarëve: një pashtetë dreri, të përzier me fasule dhe kaçik pule, mish të konservuar derri dhe një puding çokolate. Ata po ashtu kanë një ngrohës, kafe dhe pije me shije të ndryshme, çokolata mMsli dhe një karamel të Dupont d’Isigny.

    Gjermania

    Pakoja gjermane përmban disa qese me grejpfrut dhe pluhur për lëngje ekzotike nëse i shtoni ujë, biskota italiane, por ushqime të njohura për ne si sallame me mëlçi dhe bukë thekre, gullash me patate dhe për mëngjes kanë reçel qershie dhe kajsie.

    Britania

    Pakoja britanike është e mbushur me brendin e njohur të kafesë Kenco dhe çaj tapho si dhe një mini shishe me Tabasco. Mënyra kryesore përfshin ushqimet e preferuara të britanikëve, mish i bardh pule me sos dhe një pastë vegjetarianë. Ka gjithashtu mish derri dhe fasule për drekë dhe shumë ëmbëlsira që gjenden në një xhep frutash që duket si një kuti drekuese shkollore. Plus një paketë me mish të zier dhe natyrisht – shumë qese çaji.

    Australia

    Pakoja australiane ka më shumë ëmbëlsira se gjithë të tjerat. Shumica e pakos është e paketuar nga ushtria, një racion me xhemë për të lyer biskota të bukës së sandviçëve dhe një pako qumështi të paketuar me ëmbëlsira. Çanta përfshin edhe një lugë për ta marrë djathin kur vakti kryesor përbëhet nga qebapët dhe pastat tuna me sos të djegës. Aty ka shumë ëmbëlsira dhe pije të gazuara, dy shtylla çokollate të paketuara pa shije me emrin “racion çokollate”.

    Spanja

    Pakoja e ushtrisë spanjolle përbëhet nga fasulja e gjelbër me proshutë, kallamar me vaj vegjetal dhe patë. Kemi po ashtu edhe një supë me perime pluhur, sirupë të pjeshkës për shkretëtirë dhe biskota në vend të bukës. Kanë në dispozicion edhe një ngrohës me shkrepëse dhe fletë me benzinë, si dhe shumë tableta si: Vitamin C, glukoze, pastrues uji dhe rihidratim.

    SHBA

    Torte me fara të lajthisë, qershia, musht me molla dhe erëza (Pije jo alkoolike të nxehta, tradicionale në SHBA) dhe gjalpë kikiriku dhe ëmbëlsira që e bën këtë një racion tipik amerikan. Ushqimi kryesor – pasta me perime dhe sos domate të djegës – është më pak tradicional, por ngrohësi pa flak tregon aftësitë teknike amerikane – vetëm shtoni pak ujë dhe pluhur në një çantë plastike dhe ajo ngrohet për të pasur një vakt të ngrohur në qese plastike.

    Kanada

    Derisa aty ka biskota “Bear Paws” në pakon e racionit kanadez, por që ka një mungesë të madhe të sirupit të bimëve. Aty do të gjeni një fileto të salomonit me salcë toskane apo gjellë me perime pa vegjetarian si vakt kryesor. Ekziston po ashtu edhe një sandviç me gjalpë kikiriku dhe xhem (xhem të mjedrësr).

    Norvegjia

    Pakoja norvegjeze ka teknologji amerikane (me ngrohës pa flakë) por me shije britanike. Kemi çaj të gjelbër, fasule dhe proshutë me salcë domateje, një biskotë me bollgur të punuar nga Rowntree’s Tooty Frooties.

    Estonia

    Speca të mbushur, buke me mish pule, mish të tymosur, sallam me mëlçi dhe patate që e bëjnë atë një meny tepër eklektike. Plus, bukë të skuqur anash, hallvë me vanilë për desert. Mëngjes me Musli, një racion me fruta dhe mjaltë.

    Singapori

    Oferta e Singaporit ishte më e zbrazëta pavarësisht reputacionit të tyre për një kuzhinë të cilësisë së lartë. Aty janë tri vakte kryesor, shpageta me pulë, një kërpudhë, borzilok, oriz dhe pulë; qumësht soje me ëmbëlsirë me fasule të kuqe.

    Këto të dhëna janë marrë më 19 shkurt 2014. Pakoja e Singaporit, në fakt, është vetëm pakoja kryesore. Si shtesë, secili ushtar i Singaporit ka si një “aksesorë” me një pako si pjesë e një racioni 24 orësh, i cili përfshinë pije në kënaçe, çokolata me energji. Pluhur me pije izotonike, ushqim të konservuar, shpageta të konservuara, biskota, “ëmbëlsira”, kafe dhe çaj të përgatitur, pinceta dhe pako për ngrohje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!