×
  • Extra
  • Extra

    Kina nis përdorimin e tamponëve anal për të testuar njerëzit ‘me rrezik të lartë’ për Covid

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 22:14

    Kina ka filluar përdorimin e tamponëve anal për të testuar ata që konsideron se kanë rrezik të lartë ndaj Covid-19.


    Sipas televizionit shtetëror CCTV personat përgjegjës kanë marrë tamponë analë nga banorët e lagjeve me raste të konfirmuara me Covid-19 në Pekin javën e kaluar.

    Shpërthime të vogla, të lokalizuara të Covid në javët e fundit kanë rezultuar në qytete të shumta në Kinën veriore që është mbyllur nga pjesa tjetër e vendit dhe ka nxitur fushata testimi masiv, të cilat ishin kryer kryesisht duke përdorur tamponët e fytit dhe hundës.

    Metoda e tamponëve analë “mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar” pasi gjurmët e virusit zgjasin më shumë në anus sesa në traktin respirator, tha Li Tongzeng, një mjek i vjetër nga spitali Youan i Pekinit.

    Ndërsa rastet rriten në të gjithë botën, Kina ka imponuar rregulla të rrepta në një përpjekje për ta mbajtur transmetueshmërinë e brendshme afër zeros.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!