×
  • Extra
  • Extra

    Kinezja shet binjakët për 7400£, pagoi faturat dhe bleu telefon

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 22:26

    Një mama e re kineze ka shitur të sapolindurit e saj binjakë për vetëm 7400 paund, sepse donte të paguante detyrimet.


    Djemtë e vegjël, ende pa bërë dy javësh, iu shitën dy familjeve të huaja që jetojnë më shumë se 700 km larg nga shtëpia e tyre në Kinën lindore.

    Mamaja e tyre, 20 vjeçe, gjithashtu bleu një telefon të ri me lekët e përfituara.

    Gruaja kineze dhe partneri i saj janë arrestuar nga policia. Foshnjat janë shpëtuar dhe janë dërguar te gjyshërit e tyre që të kujdesen për to.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!