×
  • Extra
  • Extra

    Kishte hyrë në borxhe të mëdha: Babai shet vajzën një vjeçare për 7.800 euro

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 15:24

    Një burrë në juperëndim të Kinës, është arrestuar, sepse siç raportohet ka shitur vajzën e tij në internet për shumën prej 7.800 euro. Krejt kjo për të paguar borxhet nga lojërat e fatit.


    Mashkulli i identifikuar vetëm me mbiemrin Diang, ia ka shitur të bijën një çifti pasi kishte hyrë në borxhe të mëdha, transmeton Reporteri.net

    Babai i papunë e mori vajzën e tij një vjeçare nga shtëpia duke i thënë gruas së tij se vajza do të qëndroj tek gjyshja atë natë, në qytetin në distancë prej 140 km nga shtëpia e tyre.

    Nëna filloi të dyshojë pasi nuk u dëgjua me vajzën gati tre muaj me radhë. Sa herë që e pyeste  burrin rreth faktit se ku ndodhej vajza e tyre, ai ipte përgjigje të ndryshme në pyetjet e saj.

    E ëma e brengosurr për fatin e të bijës, kontrolloi telefonin e burrit të saj dhe aty gjeti një video të bisedës ndërmet tij dhe blerësit të vajzës. Të njëjtën ditë, ajo organizoi një takim me vjehrrën e cila i tha se fëmija nuk ndodhet aty tash e disa muaj.

    Kjo nënë e lajmëroi menjëherë rastin në polici, ndërkohë që burri i saj sapo mori vesh u arratis. Pas hetimeve, policia e lokalizoi në një nga hotelet e vendit dhe e arrestoi.

    Ai e pranoi se kishte hyrë në borxhe të mëdha dhe për të dalë nga situata vendosi të marrë masa ekstreme, pasi që pa në internet kërkesa për adoptimin e fëmijëve.

    Vajza u gjet dhe iu kthye së ëmës. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!