×
  • Extra
  • Extra

    Kjo do të jetë dita më e lumtur e vitit 2019 për secilën shenjë të horoskopit

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 14:29

    Sipas astrologjisë, çdo shenjë zodiakut ka një nga ditët më të lumtura të vitit. Ky vit, mbase çdo shenje të horsokopit do t’i sjellë ditë të këndshme dhe të lumtura, por astrologët besojnë se një ditë e vitit do të jetë me të vërtetë e veçantë, transmeton Reporteri.net

    E pra, zbuloni se cila është dita juaj më e veçantë për vitin 2019.

    Dashi: 24 nëntor

    Kjo ditë simbolizon një kthesë të habitshme për të lindurit në shenjën e Dashit dhe prej atëherë, gjithçka do të jetë një fillim i ri. Presim që ju të jeni me të vërtetë i ngazëllyer dhe i lumtur më 24 nëntor.

    Demi: 18 maj

    Të lindurit në shenjën e Demit do të ndjejnë lumturinë më të madhe më 18 maj. Kjo ditë do t’u sjellë atyre zgjidhje për disa nga problemet me të cilat po përballeshin një kohë të gjatë, si dhe një surprizë të papritur.

    Binjakët: 24 nëntor

    Më 24 nëntor, Binjakët do të shkëlqejnë në dritën më të mirë. Pas një periudhe të gjatë pasigurie, shumë gjëra do të zgjidhen në këtë ditë. Mund të përmbushin pritjet në dashuri ose të fillojë një punë e re.

    Gaforrja: 3 prill

    A ka ndonjë gjë të mirë në fushën e dashurisë të gaforres? Nëse keni lindur në këtë shenjë dhe nuk keni partner, prisni një takim ë rëndësishëm më 3 prill.

    Luani: 7 gusht

    Duke filluar nga gushti dhe sidomos nga i shtati, do të liroheni nga një barrë e vjetër. Në këtë ditë do të lindë një ndjenjë e re suksesi që do t’ju bëjë krenarë dhe të kënaqur.

    Virgjëresha: 9 shtator

    Kjo ditë do të jetë dita më e lumtur e vitit për të gjithë të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Përveç kënaqësive që do të ndieni gjatë ditës, më 9 shtator ju do të merrni edhe disa lajme shumë të mira.

    Peshorja: 25 nëntor

    Fundi i nëntorit shënon fundin e një procesi të vështirë. Në jetën tuaj, më në fund do të ndjeni një paqe dhe harmoni të shumëpritur.

    Akrepi: 25 tetor

    A do ta lini punën tuaj të vjetër për një të re? Edhe pse ky tingëllon si një vendim i rrezikshëm, megjithatë do t’u shpaguhet. Më 25 tetor ju pret një ofertë të re dhe tërheqëse.

    Shigjetari: 26 nëntor

    Shigjetari do të festojë ditën e tij më të lumtur në nëntor. Falë optimizmit dhe besimit në vetvete, ata me të vërtetë do t’u afrohen qëllimeve të tyre. Ju do të filloni të vini re rezultatet e një pune të lodhshme më 26 nëntor.

    Bricjapi: 29 janar

    Tashmë në muajin e parë të vitit, të lindurit në shenjën e bricjapit do të arrijë qëllimet e tyre që janë shtyrë për një kohë të gjatë. Qoftë ky një sukses i vogël apo i madh, do të jetë një motiv i vërtetë për vitin e ardhshëm.

    Ujori: 23 gusht

    Këtë verë të lindurit në shenjën e Ujorit do të ketë mundësinë për të takuar njerëz me të vërtetë interesantë, dhe nga miqësia mund të lindë dhe dashuria.  Më 23 gusht mund të prisni edhe një takim që gjithmonë e keni ëndërruar.

    Peshqit: 9 nëntor

    Ka një arsye për lumturi në fillim të nëntorit. Në ditën e nëntë të muajit, do të keni forcën më të madhe për t’u marrë me punët e papërfunduara dhe si rezultat, do të fitoni goxha para. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!