×
  • Extra
  • Extra

    Kjo është arsyeja pse fëmijët nuk preken nga koronavirusit

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 11:34

    Koronavirus ka infektuar më shumë se 78.000 njerëz, dhe ka lënë të paktën 2465 të vdekur.


    Fëmijët janë shumë më pak të prekur nga ky virus i ri në krahasim me të rriturit. Mosha mesatare e të prekurve është mes 49-56 vjeç.

    Dr. Raina MacIntyre, i cili ka studiuar këtë virus, shprehet se edhe fëmijët mund të infektohen, por ata kanë një infeksion shumë më të butë në krahasim me të tjerët. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me virusin SARS, i cili nuk ka prekur asnjë fëmijë.

    “Ende nuk e kuptojmë plotësisht arsyen e përhapjes së virusit te moshat e mëdha, tha Dr. Peiris, por mendohet se të rriturit janë më shumë të ndjeshëm sepse ka më shumë të ngjarë që sëmundjet si diabeti, presioni i lartë i gjakut, dobësojnë imunitetin e tyre, dhe i bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve”.

    Imuniteti i njeriu dobësohet me kalimin e viteve, dhe veçanërisht, pas moshës së mesme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!