×
  • Extra
  • Extra

    Kjo foto ka marrë gjysmë milioni pëlqime, arsyeja do t’u bëjë të qani

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 13:43

    Dominique Apollo në llogarinë e tij në Twitter ka mbledhur më shumë se gjysmë milioni pëlqime pasi ka postuar një foto të dorës së tij me një flaster në të.


    Shumë njerëz ngritën pyetjen se pse kjo foto u bë virale.  Arsyeja është se për herë të parë në jetën e tij, Dominique vuri flaster në gishtin e tij që nuk dallohej shumë nga ngjyra e tij e lëkurës, transmeton Reporteri.net.

    “U deshën 45 udhëtime rreth diellit, dhe për herë të parë e di se si është të kesh një flaster të tillë në ngjyrë të lëkurës. Ju vështirë se mund ta vini re në foton e parë. Në të vërtetë mezi po u rezistoj lotëve”, shkroi Dominique përbri fotos së postuar.

    Ai më vonë shtoi: “Nuk është se nuk e dija se ka pasur flasterë të tillë, thjesht nuk e prisja këtë lloj emocioni kur e pashë se sa shumë po përshtatej”.

    Nën postimin e tij, shumë komentues u shprehën se e kanë kuptuar arsyen se pse kjo e kishte prekur Apollon kaq shumë, duke shtuar se nganjëherë vetëm disa gjëra të tilla të vogla i bëjnë fëmijët të vetëdijshëm për racën e tyre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!