×
  • Extra
  • Extra

    Kjo grua ka shpenzuar 120 mijë paund vetëm me kukulla

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 17:13

    Një grua nga Rusia, e cila është martuar 5 herë dhe duket si Barbie ka shpenzuar 120 mijë paund në kukulla, por nuk ka miq.


    Tatiana “Tanya” Tuzova ka një koleksion me 1.520 kukulla dhe dëshiron të ketë më shumë për të arritur rekord botëror.

    Madje dëshiron që të ndërrojë emrin e familjes në Barbie dhe të vendosë rregull se secili të vishet vetëm me rozë.

    32-vjeçarja pranoi se në jetë ka qenë e rrethuar vetëm me kukulla, asnjëherë nga miqtë.

    “Unë nuk kam miq. Nuk kam kohë të kem miq. Më pëlqen të jem vetëm, askush nuk ndërhyn në mendimet e mia, më pëlqen bota ime. Unë kam një burrë dhe ai është shoku im i ngushtë. Të gjitha rrobat e mia janë rozë. Nuk lodhem kurrë nga kjo ngjyrë pasi i kam në nuanca të ndryshme”, rrëfeu Tanya.

    Ndër të tjera pranoi se kreu një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks pasi solli në jetë djalin e saj Zhenya, tani 11 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!