×
  • Extra
  • Extra

    Kjo pajisje e vogël me Bluetooth do të ndihmojë gjurmimin e njerëzve me Covid-19

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 19:11

    Singapori është duke shpërndarë mijëra pajisje të cilat do të mund të gjurmojnë se ku ka qenë një person dhe me kë është takuar.


    Pajisja e vogël me Bluetooth do të ndihmojnë në parandalimin e koronavirusit. Kjo pajisje është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjurmimin e kontakteve që ishte prezantuar më parë nga qeveria e Singaporit.

    Autoritetet thanë se kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

    Për shembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendndodhjes së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!