Një video e publikuar në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga komediani kosovar, Vedat Bajrami ngjalli reagime të shumta në publik.

Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili nodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë.

Reklamë

“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, u shpreh ai në videon e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, e cila thotë se kjo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.