×
  • Extra
  • Extra

    “Kosova është Serbi ” në llogari të një kafeneje midis Parisi

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 23:01

    “Faleminderit që na keni vizituar, Kosova është Serbi” – këto fjalë u shkruan në llogari të një kafeneje në Paris, fotoja e së cilës ishte postuar në Twitter, me mesazhin “Kur një serb punon në një restorant në Paris, atëherë llogaritë duken bukur!”.


    Sipas personit që e ka shpërndarë këtë foto në Twitter, përgjegjës për këtë është Millosh Zeçeviq i cili është i punësuar në restorantin ‘Lepa Pesma’ (Kënga e bukur) në Paris, transmeton Reporteri.net.

    Zeçeviç, e ngacmoi publikun kur përdorte llogarinë fiskale në objektin ku e përdorte atë si një vend për të dërguar mesazhin.

    Gjegjësisht, në treguesin fiskal, përveç çmimit dhe mirënjohjes ndaj klientëve që përdorën shërbimet e tyre, ai shtoi një artikull tjetër.

    Në pjesën e poshtme të faturës ai ka shtypur “Kosova është Serbi” dhe në këtë mënyrë ka dërguar një mesazh për çdo të huaj që donte të hante ose pinte në këtë restorant. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!