×
  • Extra
  • Extra

    Kosovarët në mesin e popujve më pak nervozë

    Reporteri
    09 Gusht 2022 | 10:55

    Kosovarët renditen në mesin e popujve që përjetojnë më pak nervozë brenda ditës.

    Kështu të paktën thotë rezultati i një ankete të realizuar nga platforma Landgeist.

    Vendi ynë është renditur me 13 për qind në mesin e popujve më pak të zemëruar.

    Finlanda llogaritet të jetë vendi i cili e përjeton më së paku zemërim me 5 për qind, pas saj renditet Estonia me 6 për qind, Portugalia dhe Holanda me 8 për qind, Suedia me 9 përqind si dhe Norvegjia me 11 për qind.

    Sipas kësaj ankete brenda një ditë më së shumti zemërim përjeton populli turk me 48 për qind, ndërkaq maqedonët janë të dytët me 26 për qind.

    Anketën e plotë mund ta gjeni KËTU

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!