Artan Osmanaj është emri i kosovarit që me punën e përkushtimin e tij ka bërë që një qytet gjerman ta njohë atë dhe ta vlerësojë lart. Biznesmeni nga Gurrakoci i Istogut që jeton prej shumë vjetësh, në Gjermani, është bërë sinonim i qytetit të Bambergut.


Dy bizneset e tij, piceria dhe ëmbëltorja që gjenden përballë njëra- tjetrës janë aq të njohura në Bamberg, sa që është pothuajse e pamundur të kalosh skaj tyne pa u ndalur për të shijuar ndonjë ushqim, apo për t’u ëmbëlsuar me akulloret më të shijshme në vend.

Puna e tij ka bërë që në Bamberg të frymojë edhe diçka shqip dhe që gjermanët të njihen e të vlerësojnë më shumë punën e shqiptarëve.

Reklamë

Ka raste kur aty të dëgjohet edhe muzika shqipe, dhe pse jo edhe ndonjë shqiponjë e rastit.

Poashtu, Artani nga Istogu ka të punësuar disa kosovarë për të cilët thotë se është shumë i kënaqur me punën e tyre.

Për të patur këtë sukses në biznes, duket se Osmanaj i njohur nga shoqëria si “Artushi” ka një idol në këtë biznes. Ai shihet se ka takuar edhe kuzhinierin më famë botërore, Nusret.

Reklamë

Së fundi, gjermanët po preferojnë që në lokalet e tij të organizojnë ceremoni martesore. Për punën e ndershme dhe suksesin, kanë shkruar edhe mediat gjermane.